“Ishim të sigurt se bëhej fjalë për një problem me tretjen. Nuk e dinim që ishte shtatzënë”. Kështu kanë thënë para hetuesve prindërit e vogëlushes 11 vjeçe që solli në jetë fëmijën e saj në një maternitet në Spanjë.
Sipas hetimeve të policisë, fëmija është fryt i marrëdhënieve të 11-vjeçares me vëllain e saj 14-vjeçar.
Gazeta spanjollë El Pais nënvizon se vajza ka qenë 10 vjeçe dhe vëllai i saj 13 vjeç, në momentin kur kanë nisur marrëdhënien e inçestit.
Gjithsesi hetimet vijojnë dhe policia po përpiqet të zbardhë më tepër detaje nga jeta e familjes, ku u regjistrua inçesti mes dy të miturve.





