Në dëshminë e dhënë sot në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda, ish-avokati i Emiljano Shullazit, Nezhdet Kambo, ka akuzuar kreun e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën, se ka ushtruar presion ndaj Ylvi Beqajt për të dëshmuar kundër Shullazit.

“Ylvi Beqaj kishte takuar kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën, i cili i ka bërë presion Beqajt që të dëshmonte kundër Shullazit ose do ta akuzonte për mbështetje të grupit kriminal. Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjatë seancës së masave”, ka deklaruar Kambo.

Në gjyqin e Shullazit ka dëshmuar dhe avokati Alban Qafa, i cili ka mbështetur deklaratën e Nezhdet Kambos. “Ylvi Beqja më tha se Besim Hajdarmataj i ka bërë presion dhe e ka kërcënuar”.