Ai ndihmoi në rritjen e famës së vajzës së tij të famshme në Destiny's Child, përpara se ta drejtonte drejt karrierës solo.

Dhe tani babai i Beyonce-s, Mathew Knowles ka folur për racizmin në industrinë e muzikës duke thënë se diva e muzikës dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre.

Duke folur për Ebony, ai u shpreh se të gjithë yjet e mëdha femra nuk janë me ngjyrë.

Që nga ndarja në mënyrë profesionale me Beyonce-n në vitin 2011, afriko-amerikani Knowles ka zgjedhur të bëhet profesor në kolegj dhe po promozon një libër të ri rreth racizmit të titulluar 'Racizmi: Nga sytë e një fëmije'.