Braktisja e fëmijëve të mitur apo adoleshentë shqiptarë nga prindërit e tyre në Itali, është kthyer prej kohësh në shqetësim për autoritetet e vendit fqinjë.

Nisur nga numri në rritje i braktisjeve, edhe autoritetet shqiptare kanë shtuar numrin e procedimeve penale për prindërit që nisen së bashku me djemtë e tyre drejt Italisë, dhe më pas kthehen vetëm në Shqipëri.

Rasti më i fundit është konstatuar me një 48-vjeçar nga Peqini, shtetasin A.K. i cili është nisur drejt Italisë nga porti i Durrësit.

Me vete ka pasur edhe djalin e tij 18-vjeçar A.K, të cilin e ka braktisur në qytetin e Peruxhias.

Pasi djali ka deklaruar pranë autoriteteve italiane se ishte braktisur nga prindërit, babai i tij është kthyer në Shqipëri përmes portit të Vlorës, me linjën Brindisi-Vlorë.

Por tashmë i duhet të përballet me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Vlorës.