Silvio Berlusconi kritikon pronarët e rinj të Milanit dhe më konkretisht presidentin kinez Li Yonghong. Ecuria e kuqezinjëve në këtë sezon ka qenë me shumë ulje ngritje dhe për këtë sipas ish-numrit 1 të Milanit, një pjesë të fajit e ka presidenti i ri.
“Mendoj që Li Yonghong duhet të ketë një zëvëndësues këtu në Itali”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane, me këtë të fundit që u referohej fakteve se një president brenda Italisë do t’i qëndronte më pranë skuadrës dhe vetë futbollistëve.





