Ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, njëheresh Administratori i Trajtim Studenti nr.2.

Zyrtari i LSI-së ka njoftuar se do të largohet nga detyra si administrator që mbante prej 4 vitesh.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, duke mos sqaruar më tej arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Nga ana tjetër, ai shpreh keqardhjen për ndarjen me studentët, punë kjo që i ka dhënë shumë kënaqësi.

Mesazhi i Bezhanit:

Te nderuar studente
Nga dita e neserme, nuk do te jem me Administratori i Trajtim Studenti nr.2, detyre qe pata nderin e kenaqesine ta kryeja gjate 4 viteve te fundit. Me vjen keq qe po largohem, por besoj se gjate kesaj periudhe kam dhene me te miren ne kete detyre, duke ju sherbyer me perkushtimin tim maksimal. Gjithnje kam punuar me synimin qe se bashku te ishim si nje familje, duke qene se ju te nderuar studente do te akomodoheshit ne godinat tona dhe ne do te ishim njerezit me prane jush gjate ketyre muajve. Besoj se ia kam arritur qellimit, ndaj ju falenderoj qe me keni mbeshtetur, por dhe per respektin qe keni treguar karshi meje.
Jam munduar qe vemendja ime dhe ketij institucioni gjate ketyre 4 viteve te ishte fokusuar vetem tek ju, ne menyre qe qendrimi juaj ne konvikt te ishte sa me i kendshem e komod, qe krahas studimit edhe te argetoheshit. Ndaj ju falenderoj qe u afruat ne aktivitete dhe kontribuat qe se bashku te kalonim nje 4-vjeçar duke bashkepunuar me njeri-tjetrin. Ju falenderoj edhe sepse me keni dhene shume kenaqesi gjate ketyre viteve, ndaj tani qe po largohem e pranoj se do te me mungoni.
Te nderuar studente
Ju uroj suksese ne shkolle, qe mbetet synimi juaj kryesor ne keto momente te jetes, suksese ne kete sezon provimesh qe po nis dhe ju premtoj se do te mbetem gjithnje miku juaj dhe i gatshem t’ju ndihmoj gjithnje.
Me respekt, Viron Bezhani