Kushtet e pazakonta të motit, kanë bërë që shumica e kanaleve të Venecias të thahen, duke lënë kështu barkat në baltë.
Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i detit të bjerë me 58 centimetra, duke pamundësuar që uji të hyjë në qytetin e famshëm,
Imazhet e realizuara gjatë kësaj jave shfaqin gondolat, që kanë mbetur nëpër kanale të zbrazëta.
Ky është viti i tretë me radhë, që po ndodh ky fenomen, në të njëjtën kohë të vitit. Madje, para dy vitesh, niveli i detit kishte rënë 71 centimetra.
Prej 175 mijë banorëve që ishin më 1950, tani jetojnë vetëm 55 mijë. Shumica janë larguar si pasojë e çmimeve të larta, ndërtesave të vjetra dhe mënyrës së pazakontë të jetës.





