Në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, një pemë u rrëzua për shkak të erës së fortë gjatë mesditës.
Fotot që publikon Tvklan shfaqin pemën që është përkulur thuajse e gjitha. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëme, as në njerëz e as materiale.
Ndërkohë, në zonën e Shkollës së Bashkuar një shtyllë tensioni ra në rrugë, duke krijuar probleme në lëvizje. Në Zall Bastar dy automjete mësohet se kanë mbetur të bllokuara, për shkak të vërshimit të lumit.
Situata për shkak të reshjeve paraqitet më e rënduar në jug të vendit.





