Një përshëndetje e fundit me miqtë dhe më pas tragjedia.

Mollie Horton, një nënë e re 22-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj, pasi policia u sinjalizua nga miqtë e saj.

E reja kishte shkruar në Facebook “Natën e mirë botë, po shuhem”, postim të cilin e kishte shoqëruar me një foto të saj me një aureolë në kokë.

Më pas, asnjë kontakt tjetër. Për këtë arsye familjarët dhe miqtë vunë në lëvizje policinë, shkruan Mirror.

Kur kanë hyrë në shtëpi, policët e kanë gjetur të vdekur nënën e re, ndërkohë që duket se vdekja e saj nuk duket e dyshimtë për policinë.

Miqtë e saj kanë mbetur pa fjalë dhe kanë shprehur hidhërimin e tyre në rrjetet sociale. Pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së 22-vjeçares.