Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vërtetën në lidhje me veprimet e Mario Meshinit, të shoqëruarit të parë në polici pas vrasjes së Devi Kasmit ditën e hënë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 Hoxha tha se Meshini është mik i ngushtë me viktimën Devi Kasmin dhe në momentin e vrasjes ai do të takohej me të.

Por ai gjithashtu zbulon se Meshini shkoi të darkonte menjëherë pas ngjarjes pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen, shkruan BalkanWeb.

“E vërteta është se Mario Meshini njoftoi menjëherë bashkëshorten e Kasmit. Policia e akuzon pse ka lëvizur nga vendi i ngjarjes, pse nuk ka shkuar në polici,

Autori i ka drejtuar pistoletën, dhe kur iu drejtua armën ka ngritur duart lart. Ai ka patur ditëlindjen e të dashurës së vet, dhe rreth 1 orë pas ngjarjes, ka shkuar tek e dashura e tij. Dhe të afërt të tij e kanë çuar sërish në banesë, sepse kishin frikë se nuk dinin kush ishte autori,” tha Hoxha.