Me parulla të shumta, ku spikat "Atdheu në rrezik", "Shitet detin dhe Çamërinë", dhjetra qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë në një protestë.

protesta është organizuar nga shoqëria civile, kundër marrëveshjes për paktin detar, ku sipas deklaratës së vetë ministrit grek Kotzias, Greqia do të zgjerojë kufirin ujor me 12 milje.

Me flamuj kombëtar dhe harta të Shqipërisë etnike, protestuesit kënduan himnin kombëtar.

"Këta po na marrin pronën, po falin detin, por nuk mund të na marrin dot ne, pasi ne nuk do ta lejojme. Ne nuk sigurojmë autobuse si partitë politike, ndaj shumë nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen në këtë protestë, por ata janë me ne. Ne nuk do të na ndalin. Jo kësaj qeverie dhe këtyre zuzarëve"– tha një nga drejtuesit e protestës së shoqërisë civile.

"Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve"- thërrasin në kor protestuesit para godinës së qeverisë.