Dyshimet se një shtetas i huaj ishte i përfshirë në ekzekutimin mafioz të Devi Kasmit, u ngritën menjëherë sapo të afërmit e Kasmit informuan policinë se njeriu i tyre tri ditë përpara se të vritej kishte patur një debat në palestër, me një person që nuk ishte shqiptar, pra shtetas të huaj. Sipas tyre, personi në fjalë ishte i gjatë rreth 1.80 dhe mbante mjekër. 

Me këto karakteristika e përshkroi edhe Mario Meshini personin që i qëlloi para syve ish-mikun e tij, të cilin dyshohet se e nxori në pritë. Nën dritën e këtyre fakteve, grupi i hetimit u vu në kërkim të një vrasësi me pagesë i ardhur nga vendet fqinje. Sipas burimeve, imazhi i parë i shtetasit grek janë fiksuar nga kamerat e palestrës, ku ishte zhvilluar konflikti.

Nisur nga kjo situatë, policia u vu në ndjekje operative të këtij shtetasi. Pesë ditë nga vrasja me 9 plumba e 41-vjeçarit Devi Kasmi, policia e Tiranës ka finalizuar me sukses hetimin për këtë ngjarje duke arritur të arrestojë vrasësin dhe organizatorët e këtij krimi të rëndë. Ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim organizatori i këtij krimi të rëndë. /Shqiptarja.com