Rival me OTR, reperi kosovar ka dy fjalë për ‘ish-mbretëreshën’ e grupit OTR dhe Çiljeta Xhilagën.
U be gati nje vit që Enca nuk është më në grupin OTR dhe shumë vajza mundohen të marrin titullin e saj si ‘mbretëreshë’ e grupit.
Edhe Çiljeta është një ndër pjesëtaret e këtij labeli, por këtë herë nuk do flasim për suksesin e tyre, pasi reperi i njohur kosovar ka dy fjalë për vajzat.
I ftuar në emisionin “Mirage”, Skivi ka qenë i ‘detyruar’ të zgjidhte mes Encës dhe Ciljetës, shkruan IN.tv.
“Shumë pyetje e mirë, të dyja kanë qenë rivale të grupit tonë por të dyja i kam shoqe. Çiljeta shumë 'nice' por dua të shkoj me Enca-n.", shprehet Skivi.





