Një 39-vjeçare nga Milano ka habitur karabinierët, kur i ka telefonuar për ta ndihmuar të nxirrte gjarprin nga tubat e banjos së saj.
Së bashku me zjarrfikësit, karabinierët kanë shkuar për t’i ardhur në ndihmë gruas, pitoni mbretëror i së cilës kishte ngecur në tubat e bidesë, ndërsa ajo po e lante.
Zjarrfikësit arritën t’ia kthenin ‘shëndoshë e mirë’ gjarprin gruas, pasi çmontuan pajisjen hidrosanitare.





