Në shëtitoren e famshme në bregdetin e Nice-s, Francë, në plazhin Lido, është shfaqur një krater me diametër 5 metra dhe 2 metra i thellë. Fenomeni i çuditshëm natyror, që ka ngjallur shumë diskutime në Francë u bë publik nga BFMTV.

Kryetari i bashkisë së Nice-s, Christian Estrosi, siguroi nga profili i tij në Twitter se "nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar", sepse bëhet fjalë për "një fenomen natyror që ndodh katër herë në vit".

Kryebashkiaku nuk la pa ironizuar edhe gazetarët për të cilët shtoi "tramvaji nuk devijoi", raportojnë mediet franceze.

Autoritetet kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës, ku është shfaqur krateri. Në ditët e ardhshme, do të nisë një studim gjeologjik për të konfirmuar shkakun e fenomenit të çuditshëm.