Në ditëlindjen e tij të 64-ërt, gazetari dhe dramaturgu i njohur durrsak Bashkim Hoxha ka marrë me qindra urime nga familjarë, miq, kolegë e të njohur.
Në ditëlindjen e tij, ai bëri edhe një gjest simbolik duke mbjellë 100 pemë pranë nënkalimit Mjull-Bathore, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Por në morinë e urimeve dhe dhuratave që Hoxha ka marrë ditën e sotme, ajo që ndoshta e ka surprizuar më shumë ka qenë një dhuratë e personalizuar, 3 shishe verë dhe raki të një kantine të njohur në Durrës, me foton e tij në etiketë.
Dhurata e veçantë duket se e ka surprizuar jo pak Bashkim Hoxhën, saqë e ka ndarë atë në Facebook me ndjekësit e tij.





