Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa është përfolur kohën e fundit në media për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj.
Këngëtarja dhe babai i vajzës së saj, Erion Zaloshnja ishin bashkë prej 18 vitesh.
Eneda ka zgjedhur të mos komentojë mbi këtë ndarje dhe në rrjetet sociale ka pasqyruar vetëm pozitivitet.
Ndër të tjera ajo është bërë bashkë me një grup emrash të njohur në një fushatë kundër viktimave të dhunës e trafikimit.
Një histori të një femre të dhunuar nga bashkëshorti ajo e ka ndarë dhe në Instagramin e saj.
Postimi i plotë i Tarifës:
‘Unë jam S.
Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.
Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.
Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.
Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.
Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.
Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.
Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.
Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!
Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.
Nje nga historite qe lexova ne koncertin e bamiresise “Ende ka jete” #tendryshemdhetebarabarte’-është historia që Eneda ka zgjedhur të rrëfejë para publikut.





