Pasi u mësua se Tuna dhe Patrisi janë bashkë e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë, lajmet se si shkojnë Tuna dhe Nora, si dy ish-shoqe në dy kunata, ishte të panumërta. Portalet, duke e larguar fokusin nga marrëdhënia e Tunës me Patrisin, u përqëndruan të raporti i ri që do të ndërtonin Tuna dhe Nora, dikur shoqe të ngushta.
Në një kohë kur asnjëra prej këngëtareve nuk ishte prononcuar, erdhi koha që Nora të mos e anashkalojë pyetjen e drejtpërdrejtë për Tunën.
Në një intervistë të fundit për Express, këngëtarja ka folur edhe për Tunën, por sërish duke iu shmangur pyetjes. Edhe pse i është kërkuar të rrëfejë raportin e vërtetë që ka me Tunën, meqenëse është përfolur mjaft në media e portale kohët e fundit, Nora kthen përgjgjien që do vetë:
"Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit" pa dhënë asnjë detaj për pyetjen 'si i keni në të vërtetë raportet me njëra-tjetrën.'





