Dy shqiptarë, burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë italiane, pjesë e bandës që vepronte në Castellarano, në Reggiano dhe kishin një rol kyç në të.
Mediat bëjnë me dije se janë arrestuar Ylli Seferi, 46-vjeç dhe gruaja e tij Valbona Qemalli, 45-vjeç.
Ata u arratisën pas një operacioni blic antidrogë më 31 janar, kohë në të cilën ishin gati për ekzekutim 21 urdhërarreste ndaj dy organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Hetuesit kanë deklaruar se burri ishte kapoja e bandës, personi që bënte paktet me trafikantët e kokainës nga Holanda.
Ishte ai që sipas hetimeve, vendoste për çmimet dhe importet dhe mbante lidhjet direkte me kreun e bandës tjetër, që trafikonte hashashin. Ndërkohë që gruaja kishte bashkëpunim të ngushtë me të shoqin në këtëtrafik.
Policia ra në gjurmët e tyre nga gjurmimi që iu bë telefonave. Pas përgjimit, ata u kapën mat teksa ishin në makinë. Kontrolli i zbuloi edhe 60 mijë euro në bagazh.





