Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë të premte në segmentin rrugor Ura 6-metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit.
Janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P.Sh., banues në Kukës, me mjetin tip “Benz” furgon, me drejtues shtetasin A.D., banues po ashtu në Kukës.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” mbeti i plagosur dhe gjeti vdekjen më pas në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.





