Një person tenton të hidhet nga çatia e shtëpisë, pasi kjo e fundit rrezikon të shembet.
Ngjarja në fjalë është regjistruar mëngjesin e sotëm tek Liqeni i Thatë. Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia.
Në një lidhje telefonike me "News24" 25-vjeçari tha me lot ne sy: "Kam vendosur të hidhem, nuk kam shpëtim, nuk kam më çfarë të bëj, e vetmja gjë është vetëvrasja që të bie një herë e mirë rehat, shteti po na shkatërron, jemi pa punë. Nuk kam shpetim tjeter".
Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur.
Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.





