Një çift shqiptar është arrestuar pas një aksioni të madh policor në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
Ardian dhe Lindita Dema, burrë e grua të dy nga Shqipëria, banorë në Castellarano, dyshohet se kishin detyrë të ruanin drogën që shërbente për të furnizuar të gjithë zonën rreth e rrotull ku banonin.
Mediat italiane shkruajnë se Ardiani, i moshës 46 vjeç, rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2016 me 50 kg drogë.
Sipas hetueseve italianë, edhe gruaja ishte e përfshirë në bashkëpunimet për trafikimin e drogës. Ato u kapën si pjesë e një hetimi të madh për trafikimin e drogës nga Afrika e Veriut, ku trafikantët kujdeseshin deri në detajin më të vogël për importimin e drogës nga Maroku dhe nëpërmjet korrierëve sillnin hashashin përmes Spanjës në kamionë.
Po ashtu policia e shtetit italian bën me dije se disa operacione u mbyllën me sukses në disa qytete, kryesisht në veri nga ku arrestuan të paktën 50 persona.





