Jo në të gjitha shkollat nëntëvjeçare publike e jo publike ka nisur të zbatohet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për të nisur mësimi me orët 90 minutëshe.

Në ato shkolla ku ka nisur të zbatohet orari i ri mësimor, nxënësit dhe prindërit nuk kanë shprehur pakënaqësi, ndërsa në shkolla të tjera pritet që ky udhëzim të zbatohet në fillim të javës së ardhshme, pasi nxënësit të jenë njohur me orarin.

Mësuesit e shkollave kanë udhëzuar prindërit për paqartësitë që kanë, ndërsa vogëlushët që ditën e parë e kanë ndjerë lehtësimin e çantës së shkollës.

Udhëzimi i ri pritet të shtrihet në të gjitha shkollat e Durrësit në fillim të javës së ardhshme, ndërsa nxënësit janë shprehur se dy orë mësimi janë shumë mirë për lëndët e vështira, për shkak se kanë kohë të kryejnë të gjitha ushtrimet.

Ndjekim prononcimet: 

K.H.