Këngëtarja e njohur shqiptare ka vendosur që të përdorë transportin publik së bashku me qytetarë të zakonshëm.
Për shkak të nivelit të ndotjes së ajrit, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë planin për ndalimin e qarkullimit të makinave në kryeqytet, për mbrojtjen e ambientit, ndaj këngërtarja Adelina Eminit zgjodhi të shkojë në punë nëpërmjet një autobusi urban.
Këngëtarja nuk ka hezituar të pozojë dhe ta postojë fotografinë në Facebook, ku ka dhënë një mesazh për të gjithë.
"Kënaqësi me udhëtu me 4, ta ruajmë ambienti!", shkruajti ajo.





