Dy vjedhje janë regjistruar në Durrës, ku pre e hajdutëve kanë rënë një banesë dhe një tjetër automjet tip “Benz”.
Në të dyja rastet, autorët nuk janë zbuluar. Banesa është vjedhur në lagjen nr.16, ndërsa makina në zonën e Plazhit.
*Më datë 30.01.2018, në lagjen nr. 16, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L.J., vjeç 55, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134 i Kodit Penal.
*Më datë 31.01.2018, gjatë natës, në lagjen nr.13, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.S. vjeç 40, banues në Xhafzotaj, Shijak. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





