Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Marseja/Francë i shtetasit shqiptar E.I., 27 vjeç lindur në Burrel.

Shtetasi në kërkim E.I., u ekstradua nga Marseja/Francë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1580, datë 25.06.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale, "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Policia njofton se pjesa e mbetur e dënimit për 27-vjeçarin është 4 vjet e 6 muaj burgim.