Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin "Byro Politike" në Abc News mbrëmjen e të mërkurës, ka folur ndër të tjera edhe për nusen e djalit të tij, blogeren e njohur Armina Mevlani.

I pyetur nga analisti Baton Haxhiu për jetën luksoze të Arminës, për të cilin ajo është shpesh herë në qendër të vëmendjes, Berisha është përgjigjur:

"A e pëlqej unë? Ajo është një bloggere. Unë nuk mund ta ndaloj të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat e modës, kundrejt pagesës. Mua më  intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka, se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se ka ndonjë gjë."