Ekspertët e “BBC”-së, japin një lajm të shkëlqyer për gjithë të dashuruarit pas çokollatave, por që në fakt stepen në të ngrënë kur mendojnë kilet e tepërta që mund t’u shtojnë ato.

Ata thonë në fakt, që çokollata e zezë, është e mirë për ju! Ekspertët kanë renditur 10 efekte pozitive, gjithnjë nëse konsumohet me moderim.

  1. 42 gramë çokollatë në ditë e bëjnë më të lumtur një person
  2. Kakaoja ka flavonoid, që ul tensionin e gjakut
  3. Çokollata shmang problemet e mëlçisë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ
  4. Mbron lëkurën nga dielli
  5. Nxit kolesterolin e mirë falë nivelit të lartë të polifenolit
  6. Efekti i mirë në qarkullimin e gjakut e mban zemrën të shëndetshme
  7. Sipas një studimi norvegjez, i bën mirë trurit
  8. Ata që hanë çokollatë disa herë në javë, janë më elegantë
  9. 70 gramë çokollatë në ditë përmirësojnë venat e gjakut
  10. Zvicra është vendi që konsumon më shumë çokollatë dhe ka më shumë çmime Nobel