Mbrëmjen e sotme 48-vjeçari Ylli Saka, banues në Roskovec, ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Policia bën me dije se ai ishte duke drejtuar një motocikletë, kur u përplas nga një karrocë me kuaj.
Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetoj për shkak të plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





