Një ditë më parë, në komisariatin e policisë së Shijakut është paraqitur 46-vjeçari Sh.A.
Para efektivëve të policisë, ai ka denoncuar dhunën e ushtruar nga vëllai i tij më i madh 53-vjeçari B.A, nga Shijaku.
46-vjeçari ka deklaruar në polici se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga vëllai i madh dhe për këtë kërkonte ndihmën e policisë.
Efektivët kanë plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin SH.A, ndërkohë që do të jetë Gjykata e Durrësit ajo që do të vendosë nëse 46-vjeçari do të pajiset me urdhër-mbrojtje ndaj vëllait të madh.





