Tashmë është zyrtare, Armando Sadiku do të jetë pjesë e një prej kampionateve më të forta në Europë, La Liga, ku luajnë dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëronte Legia e Varshavësh, është futbollist i Levantes, pjesë e së cilës është një tjetër shqiptar, por që përfaqëson Maqedoninë, Enis Bardhi. Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020

26-vjçari shqiptar konsiderohet sulmues i dytë, i shpejtë dhe vrasës në goditjet nga gjysmëdistanca. Gjithashtu theksohet fakti që Armando Sadiku hyri në histori si futbollisti i parë shqiptar që realizoi në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte Euro 2016.

Në faqen zyrtare të levantes Armando Sadikut i urohet mirëseardhja në gjuhën shqipe. Sulmuesi kuqezi nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit të ri në stërvitje.