Përmes një postimi në Instagram, Khloe Kardashian ka treguar që nuk po kalon momente fort të lumtura këto ditë.
Ajo është e pikëlluar pasi ka humbur 'fëmijën e saj të parë' – siç e quan Khloe, qenin e saj Labrador,i cili ishte në familjen Kardashian për plot 14 vite.
"Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e ëmbël ndërroi jetë. Ajo ishte më shumë sesa një kafshë. Ajo ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe mikja ime. Ajo ishte e mrekullueshme duke u siguruar që unë kurrë të mos isha e vetmuar edhe gjatë kohës që isha vetëm. Shtëpia nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të isha e shkatërruar nga humbja e një qeni, por 14 vjet është një kohë shumë e gjatë së bashku. Ajo mbushi një rol të rëndësishëm në jetën time dhe unë do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse. Të dua Goober! Do të të kujtoj përgjithmonë."





