Aktori i njohur Mark Salling është gjetur i vdekur pak metra larg në shtëpisë së tij në Sunland, Los Angeles. Sipas informacioneve të para, 35-vjecari ka vrarë veten raporton TMZ. Ish-ylli i serialit amerikan ‘Glee’ akuzohet për posedim të materialeve pornografike për fëmijë.

35-vjeçari pritej të dënohej me 4 deri 7 vite burg, pasi në laptopin e tij u gjetën mijëra materiale pornografike të fëmijëve. Aktori pranoi fajin tetorin e kaluar duke ulur kështu dënimin.

Sipas”Tmz” në muajin gusht të vitit të kaluar Salling kishte tentuar vetëvrasjen, por avokati i aktorit kishte mohuar çdo gjë. Para së të përfshihej në këtë skandal Mark Salling ka qenë një nga aktorët më të pëlqyer prej pamjes së tij tërheqëse.