Një studim i publikuar nga e përjavshmja mjekësore britanike “BMJ” tregon se, edhe te njerëzit që nuk kanë tymosur më shumë sesa një cigare në ditë, mundësia e problemeve kardiake është në nivelin 50% dhe 30% më e lartë sesa tek ata që nuk e kanë pirë duhanin.

Pra duhani duhet lënë krejtësisht, për të gjithë ata që mendojnë se ulja e numrit të cigareve ndihmon në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Për grupin e ekspertëve hartues të këtij studimi nuk ekziston një i ashtuquajtur “nivel i sigurt” i duhanpirjes.

Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri përbëjnë rrezikun më të madh të vdekshmërisë nga duhani, e konsiderohen shkaktare për gati 48% të vdekjeve të parakohshme të lidhura me cigaren.

Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të tilla te personat që pijnë vetëm një cigare në ditë është më i lartë te gratë: 57% është për femrat kërcënimi i sëmundjeve të zemrës dhe 31% ai i hemoragjive cerebrale. Te meshkujt ishte pak më i ulët.

Mesazhi i mjekëve është i qartë: Duhet të hiqni dorë nga duhani plotësisht!