Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Manastir, ku një nënë bashkë me djalin e saj 17-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa është përfshirë nga zjarri.

Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën "Daveani". Dy zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.