Moderatorja dhe reperi kosovar të cilët prej kohësh janë në një marrëdhënie, duket se nuk do ti mbyllin mjaft mirë pushimet e tyre dimërore në ishujt Maldive.

Bëhet fjalë për Gjikon dhe Elita Rudin, të cilët resorti ku janë akomoduar gjatë pushimeve i ka shpallur "non grata" për shkak të një sjelljeje të papranueshme nga autoritetet vendase.

Në një video të publikuar nga resorti "Kuredu", Gjiko kap një peshkaqen nga bishti dhe e nxjerr jashtë ujit ndërsa në sfond dëgjohet edhe zëri i Elitës e cila e nxit të dashurin e saj për të bërë këtë sjellje.

"Mysafiri në fjalë është futur në listën e zezë të resortit për një kohë të pacaktuar dhe ne do t’i ofrojmë asistencë autoriteteve lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, thuhet në një përgjigje të resortit "Kuredu" në Facebook.

Keqtrajtimi i peshkaqenëve ndalohet me ligj në Ishujt Maldive.