Të dielën që lamë pas, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të drekojë jo me familjen e tij, por me disa biznesmenë dhe pronar mediash. “Tpz.al” mësoi se Rama ishte rreth orës 14:30 te restorant “PADAM”, pranë Radio Televizionit Shqiptar.
Rama ishte ulur në tavolinë me dy persona, ku njëri prej tyre ishte pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ndërsa tjetri një biznesmen i fuqishëm në fushën e hotelerisë dhe ndërtimit.
“Tpz.al” ka mundur tē shkrepë disa foto, nga jashtë restorantit, pasi forcat e shumta të policisë kishin krijuar perimetër sigurie, dhe ishte e pamundur të fotografoje nga afër.
Afrimi i “TV Klan” me qeverinë është i dukshëm, jo vetëm nga linja editoriale, por edhe nga drekat e shumta që Rama kalon me pronarin Frangaj.





