Humb jetën ditën kur mbushi 25 vjeç dhe shkakton dhe një viktimë tjetër, ndërsa po ecte në krah të kundërt në një autostradë në Itali.
Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në autostradën A2, në Salerno, shkruan Il Messaggero.
25-vjeçari Francesco Merola, që sot kishte ditëlindjen ka hyrë në krah të kundërt në autostradë dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet që drejtohej nga një 68-vjeçar.
Përplasja ballore mes mjetëve tip Audi A3 dhe Lancia Y ka rezultuar fatale.





