Ashtu sikurse çdo fundjavë, edhe sot në emisionin “E diela shqiptare” u transmetua rubrika “Shihemi në gjyq”, por një incident është shënuar me moderatorin Ardit Gjebrea.

Xhulja dhe Suzana ishin protagonistet e rubrikës, mbesë dhe teze. Shpeshhere Xhulja i ka marrë para borxh tezes së saj dhe nuk ia ka kthyer. Edhe pse Xhulja ka kaluar faza të vështira në jetën e saj, tezja i kërkon borxhin.

Gjatë emisionit u zhvillua një lidhje telefonike me shtetasin Ferdinand, xhaxhain e Xhulias dhe avokaten Eni Çobani, për një çështje që po trajtohej gjatë rubrikës, ku ka ndërhyrë edhe Gjebrea.

Telefonuesi nuk ka duruar dhe ka reaguar keq. Ai fillimisht iu drejtua Arditit:

“Mos fol, nuk ke punë ti”.

Pastaj me fjalët: "Mos më mbëj dërr, dërr, mos më çaj by**ën”.