Plazhi i Durrësit mbetet një nga vendet më të preferuara për të bërë një xhiro bregut të detit.

Këtë të dielë, shumë durrsakë dhe qytetarë nga Tirana apo rrethet i janë rikthyer ritualit të përhershëm, duke përfituar nga koha e mirë.

Lokalet dhe restorantet kanë qenë si përherë plot me njerëz, që preferuan ta kalonin fundjavën duke shijuar një kafe mes familjarësh e miqsh, apo një drekë me peshk të freskët të Adriatikut.