25 vajza të Dyrrah Center for Charity Works në Durrës kanë organizuar paraditen e sotme një aktivitet sensibilizues, në mbështetje të femrave të prekura nga sëmundja e kancerit.
Të veshura me rozë, me tullumbace në duar dhe fjongon simbol të kësaj sëmundjeje, vullnetaret e qendrës Dyrrah Center u mblodhën në qendër të qytetit me moton "Ne mundemi".
Stafi i Dyrrah Center, e drejtuar nga Merjem Lumi, përcolli mesazhin se nuk ka asgjë të pamundur, madje as sëmundja e kancerit e cila mund të kurohet deri në 50% të rasteve nëse kapet në kohë duke dhënë mbështjetjen e tyre për një të ardhme me shpresë e plot jetë.
E ky mesazh u përcoll më se miri edhe nga njëra prej vajzave organizatore, e cila ka luftuar këtë sëmundje duke dhënë shembullin konkret se një person që ka jetë për të jetuar, të dashur per të luftuar, ia del!
E mposht më së miri sëmundjen!
Nuk mungoi as thirrja ndaj të gjitha femrave të moshave të ndryshme për kujdes ndaj vetes si dhe kontrolle të herë pas hershme për të fituar betejën me këtë sëmundje, e cila nuk kursen askënd.
G.D.





