Shtatorin e vitit 2017, emisioni “Prive” në Kosovë zbuloi për herë të parë kush ishte e dashura e Adrian Gaxhës për të cilën ishte folur prej muajsh, por që këngëtari simpatik shqiptar ishte munduar lidhjen ta mbante të fshehtë.

Por pas disa muajve së bashku, çifti i ka dhënë fund lidhjes. “Prive” ka mësuar se Adriani dhe vajza shqiptare me banim jashtë vendit janë ndarë para pak kohësh teksa kjo e fundit nuk e ka përjetuar mirë ndarjen.