Reese Witherspoon i ka kërkuar fansave që ta pranojnë për atë që është, pasi koopertina e fundit e revistës prestigjoze "Vanity Fair" zbuloi se ajo kishte një këmbë të re sekrete.

Vanity Fair tha se në të vërtetë këmba e tretë e aktores është në fakt astari i fustanit. Sidoqoftë nuk iu shtua vetëm 41-vjeçares një gjymtyrë.

Në një tjetër foto, e cila tashmë është hequr nga faqja e internetiti të Vanity Fair, Oprah Winfrey duket se ka një dorë të tretë. Dy yjet e kanë marrë me shumë sportivitet këtë fakt.

"Mirë… Mendoj se të gjithë e dinë tani… Unë kam 3 këmbë. Shpresoj që ju do të më pranoni ende për këtë që unë jam (Dhe nuk do të kërkoj kurrë falje. Oprah nëse të vjen një mundësi, unë ta rekomandoj,"-shkruan  Witherspoon në një status në Twitter.

Mikja e saj Oprah iu është përgjigjur: "Unë e pranoj këmbën tënde të tretë. Siç e di që ti do të pranosh dorën time të tretë."