Një segment rrugor në shtetin e Illinois, SHBA u mbyll të martën për rreth një orë, pasi rruga ishte mbuluar me dollarë.

Një automjet, që kishte në bordin e tij një makinetë ilegale të lojërave të fatit është përplasur dhe nga pajisja e dëmtuar “fluturuan” dollarët.

Punëtorëve të mirëmbajtjes iu desh plot një orë që të pastronin rrugën dhe të mblidhnin një nga një kartëmonedhat 5, 20 dhe 200 dollarëshe, të cilat kishin pushtuar rrugën, raportojnë mediet amerikane.

Fatmirësisht asnjë nuk u lëndua nga aksidenti, por shoferi i mjetit është arrestuar.