Alexis Sanchez duket se po nxiton të përshtatet me jetën në Manchester, pasi futbollisti i ri i United është parë të futet në vilën e tij të re me vlerë 2 milionë paundë, të mërkurën pasdite.
Ish-sulmuesi i Arsenal, që firmosi për “djajtë” kundrejt një page prej 350 mijë paundësh në javë, mbërriti në banesën me pesë dhoma gjumi në Greater Manchester, vetëm dy ditë pasi u prezantua si blerja e re e skuadrës së Jose Mourinho.
Ai do të banojë në të njëjtën rrugë me shokun e tij te kombëtarja e Kilit, portieri i Manchester City, Claudio Bravo. Shtypi anglez ka publikuar foto nga momenti kur 29-vjeçari u fut në vilën e tij duke ngarë makinën Bentley GT me vlerë 150 mijë paundë.
Krahas pesë dhomave të gjumit, shtëpia e re e Sanchez ka edhe një tarracë dhe një dhomë kinemaje. Por jo vetëm kaq, atje është edhe një dhomë pianoje, instrumenti muzikori të cilin Sanchez e përdori edhe në ditën e prezantimit me United.
Ai qëndroi për dy ditë në hotel “Lowry”, atje ku një atë kushton 800 paundë dhe jeton prej 18 muajsh Jose Mourinho, por që nga dita e mërkurë ish-futbollisti i Arsenal ka një banesë të re luksoze.





