Para 5 ditësh reperi Noizy zbuloi me anë të një videoje në Instagram blerjen e tij më të re, një Ferrari të kuq, i treti brenda vitit të cilin e quajti “December”.
Por, dje reperi ka zbarkuar në portin e Durrësit me “bishën” e tij 300-mijë euroshe, ku qytetarët e pranishëm nuk kanë ngurruar t’i bëjnë foto dhe video.
Qytetari që ka dërguar fotot dhe videot e këngëtarit për JOQ.al shkruan:
"Sapo mbërriti Noizy me Ferrarin e ri në portin e Durrësit. S’ka 20 min që erdhi dhe po pret shdoganimin. Erdhi nga Italia, por Ferrari është me targa gjermane kështu që normalisht e ka blerë në Gjermani."
Reperi njihet për shpenzimet e tij të luksit, megjithatë shpesh ka treguar që di të jetë edhe humanitar.
Për të shikuar videon kliko linkun: http://joq.al/artikull/312749.html?2#fotogaleriStart





