Zjarri përfshin një shtëpi në Tetovë, ku kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj. Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrëfikësve që janë në kërkim të trupave.

Rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, i lindur në vitin 1940. Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Nëna Fatimja 39 vjeç si dhe tre janë djemtë dhe vajza e saj raportohet se kanë mbetur të vdekur.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, që sipas pronarit, gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë.

Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë, raportojnë mediet në Maqedoni.