Nënat me fëmijë të vegjël që që duan t’i shëtisin vogëlushët e tyre në shëtitoren “Taulantia” e kanë thuajse të pamundur kalimin e tyre në këtë zonë.
Me punimet e lëna përgjysëm, nënat me fëmijë nuk kanë asnjë mundësi për të kaluar në shëtitoren “Taulantia” nëse janë në këmbë, duke shtyrë karrocat e bebeve të tyre.
Të intervistuara nga DurrësLajm, nënat e reja shprehen se punimet duhet të mbyllen, në mënyrë që projekti i menduar për këtë shesh të jetë funksional për qytetarët.
Gjykata Administrative në Durrës pritet të japë vendimin përfundimtar në seancën e radhës, në lidhje me fatin e sheshit “Veliera”.
K.H.





