Protesta e banorëve të Divjakës sot ka hyrë në ditën e tetë të saj. Qysh prej ditës së parë edhe gjatë mbrëmjes së sotme, kërkesa e vetme e protestuesve është një dhe e vetme: Divjaka Bashki!!

Në protestën e së premtes përveç banorëve të Divjakës merrnin pjesë edhe banorë të njësive administrative. Kërkesa e tyre ka qenë e njëjtë: mos shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjen!

Edhe gjatë ditës së 8 të protestës i dogjën karta anëtarët e PS-së.

Organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore ku kërkohet anulimi i projektit të reformës në të cilën bashkia e Divjakës i bashkangjitet Lushnjes. Si çdo natë protesta është mbyllur me marshimin në rrugët e qytetit.