Maruan Felaini ndoshta nuk po luan shpesh në ndeshjet e fundit me Mançester Junajtidin, por jashtë fushe po vazhdon të tregojë aftësitë e tij.

Mesfushori belg 25-vjeçar është pikasur fundjavën e kaluar me Viktoria Bonia, bukuroshja 38-vjeçare që, në të kaluarën, ka qenë në kopertinën e revistës “Playboy”, më saktësisht në edicionin e tij rus të janarit 2011.

Çifti është parë në një restorant të njohur në Mançester, teksa foto e takimit të tyre është publikuar në një profil në “Instagram” që ndiqet kryesisht nga fansat e modeles.